Kandidati për deputet nga Vitia, Sokol Haliti ka reaguar në lidhje me tubimin e madh të mbajtur sot.
Ai tha se është pa fjalë nga masovizimi i qytetarëve në këtë komunë, kurse i ka falënderuar për mbështetjen e madhe.
“Faleminderit nga zemra, për çdo duartrokitje, çdo përqafim, çdo brohoritje e çdo fjalë mbështetjeje. Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar Haliti.


