Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka votuar sot në vendlindjen e tij, i shoqëruar nga bashkëshortja.
Pas votimit, Haliti u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve për pjesëmarrjen dhe u bëri thirrje të gjithëve që ta ushtrojnë të drejtën e votës.
“I falënderoj qytetarët e Vitisë për angazhimin dhe pjesëmarrjen. I ftoj të gjithë të dalin dhe të votojnë, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre përmes votës së lirë.”
Ai theksoi gjithashtu atmosferën pozitive që po mbizotëron në ditën e votimeve.
“Është një ditë e mirë sot, edhe koha po na mban”, tha ai.


