Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti po vazhdon takimet me qytetarët.
Haliti ishte sot në fshatin Lubishtë, vend të cilin e vlerësoi maksimalisht për historinë dhe krenarinë që përfaqëson.
“Takimi ynë në fshatin Lubishtë ishte një moment i mrekullueshëm. Të jesh në këtë vend, në këtë lokalitet me histori dhe krenari, është një nder i veçantë, e asnjëherë nuk mund të harrojmë Dëshmorët e Lubishtës që do të mbeten përjetësisht simbol i guximit dhe sakrificës për lirinë tonë. Lavdi përjetë të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë tonë!”, ka shkruar ndër të tjera Haliti.