Kandidati i LDK-së për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti, pati një mikpritje të ngrohtë në familjen e kandidatit të LDK-së për këshilltar në Kuvendin Komunal, Bashkim Sadiku, në Gjylekar.
Haliti tha se pati biseda të ngrohta dhe miqësore me të pranishmit dhe u njoh me nevojat e banorëve të këtij lokaliteti.
Ai iu premtoi se do të jetë përkrah tyre edhe për katër vitet e ardhshme.