Lajme

Haliti: Bashkë do të vazhdojmë të ndërtojmë një komunë që rritet çdo ditë, më e fortë, më e drejtë dhe më e bashkuar

10/08/2025 09:51
nga:Genita C

Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar përkushtimin e tij për zhvillimin e mëtejshëm të komunës, raporton GazetaBlic.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në ditën e zgjedhjeve të votojnë për vazhdimin e punës, përvojës dhe për një të ardhme më të mirë për Vitinë, duke ruajtur qetësinë dhe kulturën qytetare deri në përmbyllje të fushatës.