Janë bërë më shumë se 40 orë që kur Sokol Halili i dyshuari për vrasjen e gruas së tij Hamide Magashi është në kërkim nga organet e rendit për krimin që kreu.
Që nga ngjarja e cila ndodhi rreth orës 18:00, mbrëmjen e 30 nëntorit e deri më tash kanë kaluar më shumë se 40 orë dhe Sokol Halili ende nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Halili në orët e mbrëmjes së 30 nëntorit dyshohet se në oborrin e QKUK-së, më saktësisht para Klinikës së Gjinekologjisë qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij e cila ishte shtatzënë në javën e fundit.
Halili i cili është banor i Komunës së Shtimes, ishte raportuar nga gruaja e tij Hamide Magashi më 6 korrik të këtij viti për dhunë në familje.
35-vjeçarja shtatzënë, që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, do të varroset sot.
Familjarët e viktimët kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet në ora 13:00.
Pasditën e djeshme ka përfunduar autopsia e trupit të vrarë të gruas shtatzënë, derisa më pas trupi i saj është dërguar te familja për ceremoninë e varrimit.
Prokuroria: Edhe sot po vazhdon aksioni për sekuestrimin e vilave të ndërtuara në Brezovicë


