Sporti

Sofyan Amrabat kërkon falje tek drejtuesit e Fiorentinës, kërkoi me çdo kusht transferimin tek Barcelona

02/01/2023 16:46
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Fiorentinës, Sofyan Amrabat thuhet se u ka kërkuar falje drejtuesve të klubit dhe shokëve të skuadrës pasi kërkoi të transferohej tek Barcelona.

Sky Sport dhe Radio Bruno raportojnë se përfaqësuesi marokenë i kërkoi falje Fiorentinës të mërkurën, një ditë pasi refuzoi të stërvitej me skuadrën, duke u përpjekur të detyronte një transferim te Barcelona, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Fiorentinës kanë pranuar faljen e lojtarit, kështu që ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë kundër Torinos, por kjo nuk do të thotë se do të startojë.

/GazetaBlic Sport/