Lajme

Sociologu kosovar: Martesat në moshë të re një nga shkaqet e divorcit!

04/20/2024 17:45
nga:N K

Sociologu, Xhelal Hajrullahu, ka treguar faktorët kryesor që ndikojn deri tek divorci.

Ai thotë se një ndër shkaqet janë edhe martesat në moshë të hershme.

“Në të kaluarën përkatësisht në  periudhen e para luftës numri i gjinisë femrore drejtuar fakulteteve për studim ka qenë shumë i vogël krahasuar me të tashmen. Interesimi i gjinisë femrore për studim tani më është shumë i madh”

“Martesat në moshë të re zakonisht çiftet në moshë të re kur hyjnë në një lidhje nuk gjykojnë drejt për vendimin dhe obligimet që kanë para vetës, problemet shfaqen më vonë kur kërkesat për mënyrën e të jetuarit fillojn të rriten, e në anën tjetër këto nevoja nuk mund të përmbushen. Shumica e lidhjeve të krijuara nën moshën 18 vjecare kanë dështuar pas 5 ose 6 vitesh sepse orientimi profesional pas moshës 18 vjecare ka qenë i ndryshëm”, u shpreh ai për “Gazeta Blic”

Krahas kësaj sociologu thotë se divorci ndikon negativisht tek fëmijët sidomos në aspektin emocional

“Divorci në aspektin psikologjik ndikon negativisht tek fëmijët, ajo krijon trazira emocionale, të frikshme, konfuze dhe zhgënjyese. Fëmijët nga familje të divorcuara mund të përjetojnë shumë probleme:

“Shfaqje të agresivitetit, vëmendje dhe koncentrim jo të duhur gjatë procesit mësimor, aktivitete me forma të ndryshme të sjelljeve jo njerëzore që janë ilegale dhe të këqinja,abuzimi me droga dhe alkohol, konflikte me bashkëmoshatarët, aktivitete seksuale në moshë të hershme”, tha ai.