Lajme

S’ndalen provokimet e serbëve, vendosin simbole fashiste në vetura të Policisë, KFOR-it dhe mediave

05/29/2023 14:26
nga:G B

Thirrjet nacionaliste e fashiste po mbizotërojnë në protestën e serbëve në veri të Kosovës. Një nga simbolet i cili po përdoret nga grupet serbe, është “Z”, simbol ky i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Veprimet e tyre përpos anti-Kosovë, janë edhe anti-ShBA e anti-Evropë. Në pamjet e siguruara nga terreni, shihen vetura të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave të cilat janë të vandalizuara me simbole fashiste e nacionaliste.

Përpos kësaj, disave prej tyre u janë shpuar edhe gomat, në mes tyre edhe veturës së RTV Dukagjinit.

Mediat tjera që janë sulmuar janë, TopChannel, Periskopi, Kallxo.com.

Përkundër ktyre provokimeve, nga thirrje e vizatime të ndryshme, Policia e Kosovës dhe KFOR-it kanë qëndruar në nivel të detyrës, duke mos lënë që situata të eskalojë.

No description available.