Euro2024

“Snajperisti” i kombëtares, Alban Meha: Jasir Asani ka super goditje, pres një eurogol nga ai në Europian

06/15/2024 09:30
nga:Lorik J

Sonte në mbrëmje vëmendja kryesore do jetë tek ndeshja e madhe Shqipëri – Itali, e cila do luhet në kuadër të grupit B të EURO2024.

Kjo ndeshje luhet nga ora 21:00 në BVB Stadion në Dortmund, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Alban Meha thotë se Shqipëria ka grup të vështirë, por pret edhe befasi.

“Po, është një grup shumë i fortë, por unë shpresojë që djemtë do japin maksimumin dhe na bëjnë ndonjë befasi në Europian”, tha fillimisht Alban Meha për ‘GazetaBlic Sport’.

Meha poashtu potencon se tifozeria Kuq e Zi do jetë faktor shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.

“Unë besoj se Shqipëria e ka një armë shumë të fortë në këto ndeshje, e kjo është tifozeria, e cila do t’i japë një forcë të madhe lojtarëve në ndeshje”, vazhdoi Meha.

Në fund, Meha tha se i pëlqen Asani dhe shpreson që ai të realizojë eurogola në këto takime.

“Mua më pelqen shumë Jasir Asani si lojtar, ka shumë vetëbesim dhe e ka një goditje fantastike, shpresojë se ka me godit me një eurogol në këto ndeshje”, përfundoi Alban Meha.

/GazetaBlic Sport/