Sporti

S’mund të duronin më, tifozët e Bayern Munich u larguan nga stadiumi para se të përfundonte ndeshja

05/21/2023 10:19
nga:L J

Bayern Munich është afër humbjes së titullit të kampionit të Gjermanisë, për herë të parë që nga viti 2012. Në xhiron e parafundit të Bundesligës, bavarezët humbën 1:3 ndaj Leipzigut të vendit të tretë në terrenin e tyre, duke lejuar Borussia Dortmund të tentojë të zërë vendin e parë. Kjo gjë i mërziti aq shumë tifozët e Bayernit, saqë u larguan nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes.

Kujtojmë, Borussia ka një pikë më pak se Bayerni, por edhe një ndeshje më pak – teksa sot viziton Augsburgun, një klub që lufton për mbijetesë. Në xhiron e fundit Bayern viziton Kolnin, ndërsa Borussia pret Mainzin. Borussia sigurisht që do të ishte kampione me dy fitore në dy xhirot e fundit dhe në rast të pikëve të barabarta kampion do të jetë Bajerni për shkak të golaverazhit shumë më të mirë.

/GazetaBlic Sport/