Lajme

Smith: Në konceptin e ri strategjik NATO e vlerëson Rusinë si kërcënimin kryesor për Aleancën

06/02/2022 13:23
nga:Astrit Gashi

Në konceptin e ri strategjik NATO do ta shpallë Rusinë si kërcënimin kryesor për Aleancën, tha përfaqësuesja e përhershëm i SHBA-së në NATO, Julianne Smith.

“Po, do të shihni se Rusia do të shfaqet në konceptin strategjik si kërcënimi kryesor për Aleancën”, tha Smith.

Përveç kësaj, në doktrinën e saj të re, NATO do të marrë parasysh deklaratat e Presidentit të Rusisë dhe Presidentit të Kinës se miqësia mes dy vendeve “nuk ka kufij”, tha Smith.