Geek

Smartphone-t perfekt me një çmim të arsyeshëm – veçoritë kryesore të serisë së re Samsung Galaxy A

04/19/2023 15:59
nga:K G

Samsung prezantoi së fundmi smartphone-t e rinj nga seria e tij A – Samsung Galaxy A34 5G dhe A54 5G. Falë kamerave, dizajnit, performancës së fuqishme si dhe shumë opsioneve të tjera të shkëlqyera, seria e re Samsung Galaxy A kombinon gjithçka që duam nga smartphone-i ynë – me një çmim të arsyeshëm.

Ekran i mrekullueshëm dhe argëtim

Galaxy A54 dhe Galaxy A34 janë krijuar për të përmirësuar përvojat argëtuese të përdoruesit.
Si ekrani 6.6 inç, 1000 nits i Galaxy A34 5G ashtu dhe ekrani 6,4 inç FHD+ Infinity-O i Galaxy A54 5G përmbajnë ngjyra të vërteta falë teknologjisë Super AMOLED. Shpejtësia e rifreskimit 120 Hz në të dyja pajisjet lejon kalim tepër të qetë nga skena në skenë, edhe në lëvizje të shpejtë. Përveç kësaj, shkalla e rifreskimit adaptiv maksimizon efikasitetin e baterisë, ndërsa Vision Booster rrit dukshmërinë edhe nën rrezet e forta të diellit. Eye Comfort Shield është gjithashtu i aksesueshëm në Quick Panel, duke ofruar mbrojtje për sytë e përdoruesit.


Me një bateri 5000 mAh, Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G mund të zgjasin më shumë se 2 ditë me një karikim të vetëm. Me 128 GB/256 GB memorie të brendshme plus mbështetje për një kartë opsionale microSD deri në 1 TB, të dy këta smartphone ofrojnë hapsirë të mjaftueshme për të ruajtur të gjitha momentet tuaja të çmuara.

Opsionet e përsosura të kamerës

Galaxy A54 5G krenohet me një lente kryesore 50MP OIS së bashku me një lente ultra të gjerë 12MP, ndërsa A34 vjen me një lente kryesore 48MP OIS dhe një lente ultra të gjerë 8MP. Të dy modelet vijnë gjithashtu të pajisura me një lente makro 5MP. Karakteristika shumë e pëlqyer e “Nightography” bëhet më e aksesueshme me prezantimin në Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G. Ajo i ndihmon konsumatorët të shkrepin foto dhe video më të ndritshme dhe më të qarta në dritë të ulët. Këto modele kanë gjithashtu një Auto Night mode që përshtatet automatikisht me kushtet e dritës së ulët, kështu që përdoruesi nuk duhet të ndërrojë manualisht modalitetet e kamerës.

Për më tepër, këta smartphone ofrojnë stabilizim të përmirësuar optik të imazhit me një OIS 1,6x më të gjerë dhe stabilizim video (VDIS) deri në katër herë më të mirë krahasuar me telefonat e gjeneratës së mëparshme. Përdoruesit tani mund të shkrepin poza të mprehta në dritë të ulët me ‘100% All Pixel Auto Focus’ që gjen shpejt fokusin në kushtet e dritës së ulët. Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G vijnë me Auto Framing, një veçori që rregullon automatikisht këndin e shikimit dhe zmadhon deri në pesë persona gjatë regjistrimit të videos, duke siguruar video të qëndrueshme dhe të qarta çdo herë.

Dizajn tërheqës dhe i qëndrueshëm

Seria Galaxy A është dizajnuar për të qenë funksionale, e qëndrueshme dhe moderne njëkohësisht.
Galaxy A54 5G dhe A34 5G kanë një strukturë të qartë të kamerës, me një dekorim metalik që përputhet me ngjyrën e pajisjes. Për herë të parë në serinë Galaxy A, A54 5G ka një finiturë premium xhami në pjesën e pasme, duke i dhënë asaj një pamje dhe ndjesi premium. Galaxy A54 5G vjen në katër ngjyra- e zezë, e bardhë, jeshile e lehtë dhe lejla e lehtë. Ndërsa, Galaxy A34 5G vjen në ngjyrë të zezë, argjendtë, jeshile të lehtë dhe lejla të lehtë.
Ekrani në të dyja këto pajisje vjen me mbrojtje Corning Gorilla Glass 5, e cila ofron mbrojtje të përmirësuar nga gërvishtjet dhe rëniet. Galaxy A54 5G gjithashtu vjen me mbrojtje Gorilla Glass 5 në panelin e pasmë.

Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G janë rezistent ndaj ujit (IP67), teknologjia e të cilave bazohet në kushtet e provës për zhytje në 1 metër ujë të ëmbël deri në 30 minuta. Gjithashtu, ato janë ndërtuar për t’i rezistuar pluhurit dhe rërës, duke i bërë ato ideale për të gjitha aventurat tuaja.


Siguria

Siguria është gjithashtu një element i rëndësishëm i serisë Galaxy A. Çdo smartphone vjen me mbrojtje Samsung Knox. Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G u japin përdoruesve akses në Panelin e Sigurisë dhe Privatësisë, gjë që e bën të lehtë të shohin se si aplikacionet po ndjekin të dhënat dhe mundëson mënyra të thjeshta për të ndaluar mbledhjen e padëshiruar të të dhënave. Gjithashtu, Samsung ofron katër përditësime të sistemit operativ dhe 5 vjet përditësime sigurie, duke siguruar që pajisjet të mbeten të përditësuara dhe të sigurta.
Për më shumë informacion vizitoni, linkun.