Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës çështjen e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
Kërkesa, e paraqitur nga deputetë nga radhët e AAK-së dhe e mbështetur edhe nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), erdhi në mes të ngërçit në Kuvendin e Kosovës.
Por megjithëse janë bërë disa javë që kur të njëjtit i janë drejtuar, Gjykatës Kushtetuese, ende nuk ka një vendim nga ana e tyre.
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” avokati, Xhevdet Smakiqi.
Smakiqi tha se ndërrimi i praktikës së votimit ka qenë i panevojshëm dhe taktikë për bllokim te konstituimit te Kuvendit nga Albin Kurti.
Ai tha se Kushtetuesja është duke u ngarkuar me një lëndë si kjo krejtësisht si pasojë e mentalitetit bllokues të Albin Kurtit.
“Filimishte ka qenë e pa nevojshme dhe taktikë për bllokim të konstituimit të Kuvendit nga Albin Kurti që të nderhyj në procedurën e rregullt të seances konstituive dhe praktikës parlamentare për të propozuar votimin e fshehtë per zgjedhjen e vetem një kandidatje si rasti Albulena Haxhiut.
“Vlerësoj se Gjykata Kushtetuese e Kosoves është duke u ngarkuar me një lëndë si kjo krejtësisht si pasojë e mentalitetit bllokues të Albin Kurtit për të i’u hakmarr popullit të Kosoves që nuk ka dhan 500 mije vota” tha Smakiqi për “Gazeta Blic”.
Avokati Smakiqi pohoi se procedura pranë Gjykates Kushtetuese merr kohë për shqyrtim paraprak deri 30 ditë dhe se duhet të sigurohen komentet e palëve.
Ai tha se vendimarrja ne Gjykaten Kushtetuese mund të marre kohë deri 3 muaj .
“Procedura pranë Gjykates Kushtetuese merr kohë për shqyrtim paraprak deri 30 ditë kurse duhet te sigurohen komentet e palëve në kete rast kundershtare dhe tek pastaj mund te organizohet edhe seance degjimore nga palet e kunderta inicuesi dhe kundershtaret ne kete rast partit opozitare PDK dhe LDK.
“Normalishte vendimarrja ne Gjykaten Kushtetuese mund të marrë kohe deri 3 muaj ne rastin me te mire dhe me gjatë në rastet tjera që nuk perbejne urgjencë vendimarrje” tha Smakiqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


