Lajme

Smakiqi: MASHT po i shantazon mësimdhënësit

04/29/2023 21:38
nga:Astrit Gashi

Avokati Xhevdet Smakiqi, ka shkruar se Ministria e Arsimit, po i shantazon mësimdhënësit me kërkesën për testim.

Ai ka shkruar se në bazë të ligjit nuk lejohet testimi kur i punësuari ka kontratë të vlefshme dhe ka kaluar pa vërevjtje periudhën provuese.

Smakiqi i ka bërë thirrje ministres Arbërie Nagavci që të heq dorë siç e ka quajtur, përndjekjes së mësimdhënësve.

“Qeveria/MASHT-ti te heqë dorë nga përndjekja e mësidhënësve me përvojë e sidomos brezit te vjetër, ku te gjithë janë Pandeli Sotira përballë Arberie Nagavcit si shkelëse e Kushtetutës”, ka shkruar Smakiqi.