Avokati Xhevdet Smakiqi ka shkruar se pakoja e Ahtisarit është shtrati ku është vendosur Kushtetuta e Kosovës, pavarësia e demokracia në vitin 2008.
Ai ka thënë se pakoja e Ahtisarit që ka mundësuar deklarimin e njëanshëm të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka konfirmuar se ky shtet bazohet në demokraci.
“Shtrati politik/ pakoja e Ahtisarit qe mundësoi deklarimin e njëanshem te shpalljes se pavarësisë se Kosoves me 17 Shkurt 2008, koordinimi me QUINT-in, njohja nga shumica e shteteve demokratike ne botë nga 115 sosh, vendimi i GJND-së i 22 Korrikut 2010, ka konfirmuar se ky shtet i joni bazohet në formulen e ( Demokracisë Kosacionale) pra shtet as i shumices as i pakices”, ka shkruar Smakiqi.
Ai tha se Kosova deri tani ka përmbushur të gjitha kushtet që nga viti 2008, përveç Asocicacionit qe u problematizua nga politikanët ndërvite dhe u përdor për vota e popullizem.
Smakiqi u shpreh se sikur Kosova të kishte burrështetas serioz, do të themelonte një ekip uniteti të përzier pozitëm opozitë, minoritete, BE dhe ShBA, që do e finalizonin themelimin e Asociacionit.
“Ky ekip i perzier i te gjithë faktorëve dhe akterëve do te mundësonte te jetësohet modeli i Asociaconit te komunave me shumicë serbe brenda sistemit kushtetues te Kosoves, pa cenuar rendin juridik dhe nivelin e pushteteve dy shkallësh qendor dhe komunal”, është shprehur akovati.
Në fund, Smakiqi duke thënë se Albin Kurti, formulë e ka prodhimin e kaosit në Kosovë dhe Ballkan, shtoi që kemi arritur në zenitin e popillizmimit kur Veriun ky Kryeminsiter ta kthejë nen rezoluten 1244 te OKB-së.


