Lajme

Smajlaj thotë që VV do t’ua bëj për hair Zajednicën, serbëve

10/05/2021 12:46
nga:Gazeta Blic

Analisti i mirënjohur i çështjeve politike, Avdi Smajlaj, pretendon se VV-ja aktuale nuk po e kundërshton Zajednicën.

“Është e pabesueshme se VV do të ua bëj për hair Zajednicën serbëve të Kosovës dhe Serbisë.” – shkruan profesor Smajlaj.

Ai beson që Asociacioni do të çojë në ndarjen e Kosovës.

Vetëvendosje publikisht po e kundërshton një projekt të tillë, por derisa kërkesa nga Serbia është intensifikuar, kjo parti që është në pushtet po jep shenja të këqija për të ardhmen e Kosovës.

“E ka kundërshtuar kur në duar kishte vetëm vezë, e nuk po e kundërshton kur tani në duar ka pushtetin, qeverinë, parlamentin, popullin, forcat speciale, policinë, FSK-në, agjencionin e privatizimit, KEK, Postën, Telekomon, etj.” – thotë z. Smajlaj.

Statusi i plotë:

Është e pabesueshme se VV do të ua bëj për hajr Zajednicën serbëve të Kosovës dhe Serbisë, Bosnizimin e Kosovës që pas disa viteve shpie në ndarje të Kosovës.

E ka kundërshtuar kur në duar kishte vetëm vezë, e nuk po e kundërshton kur tani në duar ka pushtetin, qeverinë, parlamentin, popullin, forcat speciale, policinë, FSK-në, agjencionin e privatizimit, KEK, Postën, Telekomon, etj.