Lajme

Smajl Latifi viziton fermerin Tasim Dula nga Rahoveci: Prodhon rreth 150 mijë fidanë në vit

10/01/2025 11:51
nga:Sh R

Kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar familjen e Tasim Dula, ku kanë trashëguar traditën familjare 100 vjeçare për prodhimin e fidanëve të hardhisë, raporton GazetaBlic.

Latifi thotë se kjo familje prodhon rreth 150 mijë fidanë në vit, ku kultivojnë edhe vreshta në një sipërfaqe prej 4.5 hektarësh.

Postimi i plotë:

Duke trashëguar traditën familjare 100-vjeçare për prodhimin e fidanëve të hardhisë nga babai Bahtjari, fermeri Tasim Dula nga Rahoveci, sot është bërë emër suksesi në këtë fushë.

Gjatë vizitës që i bëmë sot, Tasimi na tregoi se tani prodhon rreth 150 mijë fidanë në vit, ndërsa, përveç kësaj, kultivon edhe vreshta në një sipërfaqe prej 4.5 hektarësh.

Më gëzoi veçanërisht fakti që 2 nga këta 4.5 hektarë me vreshta u ngritën vitin e kaluar, falë konsulencës së ofruar nga Komuna e Rahovecit për aplikim në grantet e Ministrisë së Bujqësisë.

Suksese, Tasim dhe faleminderit për pritjen e ngrohtë!