Zgjedhjet Lokale

Smajl Latifi premton ripyllëzim në hapësirat e shpyllëzuara

10/11/2021 21:55
nga:Gazeta Blic

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi ka premtuar ripyllëzim në hapësirat e shpyllëzuara.

“Do të vazhdojë bashkëpunimi me Agjencinë Pyjore të Kosovës, përkatësisht me Institutin e Pylltarisë së Kosovës, që territori i Rahovecit të jetë një ndër prioritetet e këtij institucioni për pyllëzim”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Do të evidentohen hapësirat e shpyllëzuara ku është i nevojshëm ripyllëzimi, si një mënyrë për të zgjeruar hapësirat e gjelbra në komunën tonë.

Do të vazhdojë bashkëpunimi me Agjencinë Pyjore të Kosovës, përkatësisht me Institutin e Pylltarisë së Kosovës, që territori i Rahovecit të jetë një ndër prioritetet e këtij institucioni për pyllëzim. ??

Programi i PLOTË