Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, thotë se asnjë billbord, asnjë poster dhe asnjë sponsorizim nuk e ka bërë gjatë kësaj fushate zgjedhore.
Në një shkrim të tij, Latifi thotë se po bënë fushatë krejtësisht organike, me kontakte direkte me qytetarë dhe shpalosje të programit.
Shkrimi i plotë nga Smajl Latifi:
Pa billborde, pa asnjë poster dhe asnjë cent sponsorizime në Facebook!
Ne po zhvillojmë një fushatë krejtësisht organike, me kontakte direkte me qytetarë dhe shpalosje të programit. Puna e secilit vërehet, preket dhe dallohet në terren, për këtë edhe jemi të bindur që qytetarët e Rahovecit do të votojnë bazuar në punë dhe program.
Prandaj edhe investimin më të madh e kemi bërë në përpilim të një programi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konkret. Prandaj edhe do të fitojmë, bashkë dhe bindshëm.
https://www.facebook.com/100044281546921/posts/415227699963278/