Lajme

Smajl Latifi mbanë premtimin, 500 euro për çdo lindje

01/16/2024 09:09
nga:N K

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi e ka mbajtur premtimin elektoral.

500 euro për çdo lindje do të ndajë komuna e Rahovecit nga janari i këtij viti.

“Sot, nënshkrova vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.
Nga janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet me 500€ nga Komuna e Rahovecit” shkruan Latifi në njoftim.