Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi ka theksuar se ai është i vetmi kandidat nga kjo komunë që ka program të shkruar dhe zotime konkrete.
“Qytetari për ta dhënë votën kërkon ide konkrete, program të qartë e vizion politik. Andaj ne po shpalosim programin tonë kudo që jemi, në takime me qytetarë a në televizion, në rrjete sociale a në qytet e fshatra”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Koha kur i fiton zgjedhjet vetëm me zhurmë ka kaluar.
Qytetari për ta dhënë votën kërkon ide konkrete, program të qartë e vizion politik. Andaj ne po shpalosim programin tonë kudo që jemi, në takime me qytetarë a në televizion, në rrjete sociale a në qytet e fshatra.
Jemi të vetmit që kemi program të shkruar e zotime konkrete.
Faleminderit shumë për mesazhet e shumta pozitive pas debatit të sotshëm! Bashkë, drejt fitores sonë të madhe.