Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka vazhduar me takime me qytetarë, para të cilëve ka shpalosur programin qeverisës.
Latifi thotë se entuziazmi i qytetarëve të Rahovecit për fitoren e radhës ishte i jashtëzakonshëm.
Shkrimi i plotë nga Smajl Latifi:
Sot gjatë gjithë ditës vazhduam takimet me bashkëqytetarë. Fillimisht u takuam me banorët e Malësisë së Vogël dhe Gexhës, shoqëruar nga kandidatet Saranda Sallteku dhe Shukrije Himaj, pastaj në Ratkoc dhe Vrajakë e Bratotin, me kandidatët Ali Morina e Avni Morina dhe në fund në Dejnë e Dobidol, me kandidatët Afrim Berisha dhe Doruntina Sopjani.
Pritja kudo që shkuam ishte madhështore. Në komunën e Rahovecit, gjithandej, ka entuziazëm për 17 tetorin. Dhe ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi këtij entuziazmi me punë, si asnjëherë më parë!