Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar ditën e sotme bodrumin e verërave Ilyrian Vinery – “Biopak shpk”, raporton Gazeta Blic.
Latifi u njoftua nga menaxheri i kësaj kompanie se 120 fermerë janë kontraktuar që të sjellin rrushin aty.
Ai bëri të ditur se prodhimi i tyre eksportohet jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë dhe SHBA.
Tutje Latifi u premtoi përkrahje dhe lehtësira në biznesin e tyre
Postimi i plotë:
Bodrumi i verërave Ilyrian Vinery – “Biopak shpk” ishte nikoqiri ynë i radhës, ku pamë nga afër grumbullimin e rrushit nga fermerët, si faza e parë e prodhimit të verës.
Menaxheri Bejtullah Haxhimurati na njoftoi se kjo kompani tash ka të kontraktuar rreth 120 fermerë që rrushin e sjellin aty. Është mahnitëse se prodhimi i tyre vjetor, që mbërrin në 3 milionë litra, furnizon jo vetëm tregun e Kosovës, por eksportohet në Evropë dhe Shtetet të Bashkuara të Amerikës.
Ne i kemi konsideruar dhe do të vazhdojmë t’i shohim prodhuesit si shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik.
Andaj, u zotuam që edhe në të ardhmen prodhuesit rahovecianë do të kenë përkrahje të rregulltë dhe lehtësira që u ndihmojnë për të rritur kapacitetet e tyre.