Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë, në përvjetorin e rënies së dëshmorit, Skënder Gashi nga Sopniqi, nderuan me homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së, në Landovicë.
Latifi tha se Skënder Gashi ishte një atdhetar i palodhur, një luftëtar i lirisë dhe një simbol i sakrificës për Kosovën.
“Ai la pas mirëqenien në Austri për t’iu përkushtuar idealit të çlirimit të atdheut, duke udhëhequr me guxim e nder njësitin e UÇK-së në betejat e lavdishme për liri. Edhe pas luftës, si komandant i logjistikës në TMK në Sallagrazhdë, ai dëshmoi përkushtim dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm.Më 18 shtator 2000, një dorë tinëzare i mori jetën, por vepra e tij atdhetare mbetet e pavdekshme. Skënder Gashi do të kujtohet për vendosmërinë, ndershmërinë dhe besnikërinë ndaj idealit të lirisë, për të cilin dha gjithçka, deri në flijimin e jetës” shkruan Latifi raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Sot, në përvjetorin e rënies së dëshmorit, Skënder Gashi nga Sopniqi, nderuam me homazhe te Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të UÇK-së, në Landovicë, një atdhetar të palodhur, një luftëtar të lirisë dhe një simbol të sakrificës për Kosovën.
Ai la pas mirëqenien në Austri për t’iu përkushtuar idealit të çlirimit të atdheut, duke udhëhequr me guxim e nder njësitin e UÇK-së në betejat e lavdishme për liri. Edhe pas luftës, si komandant i logjistikës në TMK në Sallagrazhdë, ai dëshmoi përkushtim dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm.
Më 18 shtator 2000, një dorë tinëzare i mori jetën, por vepra e tij atdhetare mbetet e pavdekshme. Skënder Gashi do të kujtohet për vendosmërinë, ndershmërinë dhe besnikërinë ndaj idealit të lirisë, për të cilin dha gjithçka, deri në flijimin e jetës.
Nderimi për të është detyrë e jona dhe e brezave që vijnë. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit të lirisë, Skënder Gani Gashit!


