Pas daljes së Lidhja Demokratike e Kosovës nga koalicioni qeverisës në Mitrovicë dhe ironisë së kryetarit Faton Peci me deklaratën “Me 3% nuk punon as iPhone-i”, ka reaguar edhe Gëzim Plakolli.
Në një paraqitje në Kosova Live, Plakolli iu kundërpërgjigj drejtpërdrejt Pecit, duke thënë se rezultati zgjedhor nuk ishte problem kur ishte ftuar për bashkëqeverisje.
Ai theksoi se vendimi i LDK-së për t’u larguar nga koalicioni erdhi pas mosrespektimit të marrëveshjes dhe emërimeve të njëanshme në drejtoritë komunale.


