Sporti

Luajti 20 minuta dhe u bë viral me duelin ndaj Foden, këto janë statistikat e Armando Brojës ndaj Manchester City

12/26/2024 15:37
nga:Mergim Rreci

Manchester City ka dështuar përsëri në Premier League.

Skuadra e Pep Guardiolas ka barazuar me shifrat 1 me 1 ndaj Everton, shkruan GazetaBlic Sport.

Bernardo Silva shënoi golin për ‘Qytetarët’, kurse Ndiyae barazoi rezultatin dhe vendosi epilogun përfundimtar.

Futbollisti shqiptar, Armando Broja luajti nga minuta e 70-të tek Evertoni, duke u vlerësua me notë 6.8 për paraqitjen e tij.

Ai e preku topin 12 herë, kishte 100% pasime të kompletuara, kurse kompletoi një nga dy driblime të tentuara. Një pikë e fortë për të ishin duelet në ajër, atje ku fitoi 2 prej tyre.

/GazetaBlic Sport/