Liverpool ka arritur fitore të madhe ndaj Cityt.
The Reds mposhtën Citizens me rezultat 2-0 në Anfield, shkruan GazetaBlic Sport.
Gakpo në minutën e 12’të dhe Salah nga penalltia në minutën e 78’të realizuan për fitoren e skuadrës së Arne Slot.
Pas fitores për media foli trajneri i Liverpoolit, Arne Slot.
“Dje ndoqa ndeshjen e Arsenalit, sot ndoqa ndeshjen e Chelseat dhe ndeshjen e Manchester Cityt, besoj se këto skuadra do të kthehen sepse kanë cilësi, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos humbasim vëmendjen“, tha ai.
Me këtë fitore Liverpool përforcon vendin e parë në tabelë me 34 pikë 9 më shumë se Arsenali në vendin e dytë dhe 11 më shumë se Manchester City që aktualisht zë vendin e 5’të.
/GazetaBlic Sport/


