Sporti

Slot me kritika ndaj lojtarëve: Ishte sikur ne luajtëm me 9 në fushë, jo ata!

12/21/2025 15:31
nga:Lorik J

Me shumë nerva dhe pasiguri deri në sekondat e fundit, Liverpooli më në fund arriti të fitonte ndeshjen jashtë fushe kundër Tottenhamit.

Të Kuqtë kishin dy lojtarë më shumë në fund të ndeshjes, por iu desh të prisnin deri në minutën e fundit për të fituar 2-1 në Londër.

“Sinqerisht, mendova se kundër nëntë lojtarëve ndoshta mund t’i mbanim larg portës sonë. Por ndjehesha sikur ne po luanim me nëntë dhe ata me njëmbëdhjetë sepse ishte sulm pas sulmi nga ana e tyre”, tha Slott, duke shtuar:

“E thashë javën e kaluar se lojtarët po përmirësohen. Loja jonë nuk ishte perfekte, veçanërisht në 10-15 minutat e fundit, por ndërkohë po fitojmë pikë dhe e shoh ekipin të përmirësohet, siç do të doja.”

/GazetaBlic Sport