Një zhvillim i papritur ka ndodhur tek skuadra e Liverpool.
Sipas raportimeve të gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, pas analizës së fundsezonit është marrë vendimi që Arne Slot të largohet nga posti i trajnerit të “The Reds”.
Tekniku holandez, i cili mori drejtimin e Liverpoolit pas largimit të Jurgen Kloppit, nuk do të vazhdojë më në stolin e klubit anglez, ndërsa drejtuesit kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e pasuesit të tij.
Sipas të njëjtave burime, emri që po kryeson listën e kandidatëve është ai i Andoni Iraola. Trajneri spanjoll vlerësohet shumë nga drejtuesit e Liverpoolit dhe aktualisht konsiderohet favoriti kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës në sezonin e ardhshëm.
/GazetaBlic Sport/


