Trajneri i Liverpoolit, Arne Slott, është i lumtur që Mohamed Salah do të kthehet në skuadër javën e ardhshme.
33-vjeçari do të luajë në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Kombeve të Afrikës këtë fundjavë për Egjiptin kundër Nigerisë, përpara se të kthehet në Angli.
Ndeshja e radhës e Liverpoolit pas ndeshjes së Premier Ligës kundër Burnleyt është një ndeshje e Ligës së Kampionëve kundër Marsejës më 21 janar.
“Javën tjetër,” u tha Slott gazetarëve kur u pyet për rikthimin e Salahut. “Po flasim me të për atë që pritet prej tij atje dhe atë që presim ne këtu. Para së gjithash, ai ka një ndeshje të rëndësishme të shtunën.”
“Jam i lumtur që është rikthyer. Edhe nëse do të kisha 15 sulmues, do të isha përsëri i lumtur nëse ai do të kthehej, por kjo nuk është situata jonë aktuale”, shtoi holandezi.
/GazetaBlic Sport/


