Sporti

Sllovenia U17 – Kosova U17, përfundon pjesa e parë

10/09/2021 11:50
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Sllovenisë u17 dhe Kosovës U17.

Rezultati pas pjesës së parë vazhdon të jetë 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy kombëtaret u treguan të kujdesshme në 45 minutat e parë.

Mesfushori i Kosovës, Arjanit Fazilja u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 21-të.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/