Qeveria e Republikës së Sllovenisë së fundi nënshkroi një marrëveshje kolektive të degëve me sindikatat, e cila parasheh rritjen e bazës së pagave në sektorin publik në Slloveni.
Bëhet fjalë për 190 mijë të punësuar në sektorin publik. Reforma e pagave në sektorin publik do të rrisë faturën e pagave për 1.4 miliardë euro deri në vitin 2028.
Mesatarisht, pagat duhet të rriten për 380 euro bruto, shkruan Indeksonline.
Pagesa e rritjes së pagës është e ndarë në gjashtë faza, ku kësti i parë është planifikuar për 1 janar 2025 dhe i fundit në 1 janar 2028.
Paga bazë në klasën e parë të pagës përcaktohet në vlerën e pagës minimale në vitin 2024, e cila është 1253.90 euro bruto. Paga bazë në klasën me pagë më të lartë llogaritet në 8821,04 euro bruto.
Paga fillestare e policit do të jetë 1636 euro bruto, që është një rritje prej 34 për qind krahasuar me shumën e mëparshme (1219 euro).
Paga fillestare e një ushtari profesionist do të jetë 1636 euro, aq sa ka një punonjës policie.
Paga fillestare e mësuesit do të jetë 2135 euro bruto, që është një rritje prej 28 për qind (deri më tani ka marrë 1669 euro).
Paga fillestare e një mamie infermiere do të jetë 1736 euro bruto. Deri më tani ishte 1372 euro.
Mjekët specialistë do të marrin 4884 euro bruto, që është një rritje prej 607 euro.