Sporti

Sllovenia po ‘dridhet’ nga euforia, 33 ditë para ndeshjes kyçe, shiten të gjitha biletat

10/18/2023 23:12
nga:Lorik J

Përfaqësuesja e Sllovenisë, me fitoren 0:1 në rrugë ndaj Irlandës së Veriut, u ngjit në vendin e parë të Grupit H në kualifikueset e Kampionatit Evropian. 

Ashtu si Danimarka, edhe Sllovenia ka gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje në grup. E vetmja pengesë që skuadra e Matjaz Kekut bëri ishte ndaj Finlandës, ku humbën 2:0 si mysafir.

Sllovenia do të vizitojë Kopenhagen deri në fund të eliminatoreve, ndërsa në xhiron e fundit do të presë Kazakistanin në një ndeshje që mund të jetë vendimtare për kualifikimin në Euro.

Ajo ndeshje do të luhet në Stozhice dhe stadiumi me kapacitet prej 16 mijë shikuesish tashmë është i shitur, edhe pse deri në atë ndeshje kanë mbetur edhe 33 ditë.

/GazetaBlic Sport