Sporti

Sllovenia pa fitore në ndeshjet si vendas, Kosova kërkon fitoren e dytë në transfertë brenda grupit

11/15/2025 17:53
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës e kërkon me çdo kusht sonte fitoren e madhe ndaj Sllovenisë.

‘Dardanët’ janë më të motivuar se kurrë më parë, duke qenë vetëm një hap larg historisë së ndritur, shkruan GazetaBlic Sport.

Me vetëm një pikë të fituar sonte, Kosova do të siguronte kualifikimin në ‘Play-off’ të Kupës së Botës, duke luftuar më pas në muajin mars në fazën finale.

Sllovenia nuk e ka fituar asnjërën nga dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës të zhvilluar në tokën e saj, duke barazuar në të dy prej tyre. Në anën tjetër, Kosova ka një fitore dhe një humbje në ndeshjet në udhëtim, duke e mposhtur Suedinë, kurse ka pësuar humbje nga Zvicra.

/GazetaBlic Sport/