Sot zhvillohet ndeshja e Kombëtares së Kosovës në udhëtim te Sllovenia, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Dardanët do të përballen me sllovenët në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila luhet në stadiumin “Stozhicë” të Lubjanës nga ora 20:45, ndërsa ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Ndeshja ka një rëndësi të madhe për të dyja kombëtaret, por veçanërisht për Kosovën, që me një barazim siguron pozitën e dytë dhe pjesëmarrjen në ‘play-off’ për Botërorin.


