Kombëtarja e Kosova është para një sfide historike këtë të enjte, teksa përballet me Sllovakinë në ndeshjen “Play-Off” për kualifikim në Kampionati Botëror 2026.
Kjo përballje konsiderohet si më e rëndësishmja në historinë e futbollit kosovar, pasi një rezultat pozitiv do ta afronte ndjeshëm Kosovën me një arritje të madhe ndërkombëtare, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, sfida nuk do të jetë e lehtë duke pasur parasysh formën pozitive të Sllovakisë në shtëpi. Sllovakët nuk kanë pësuar asnjë humbje në fushën e tyre që nga disfata kundër Austrisë më 21 mars 2024, kjo në ndeshje miqësore.
Kurse, në ndeshje zyrtare, Sllovakia nuk është mposhtur në fushën e saj që nga viti 2023, saktësisht më 8 shtator të atij viti, ku kishte pësuar humbje me rezultat 0 me 1 nga Portugalia
Kosova ka treguar që në ndeshjet mysafire mund të marrë fitore të mëdha dhe pikërisht ky takim dhe kjo përballje duhet ta dëshmojë këtë gjë.
/GazetaBlic Sport/


