Lajme

Sllovakia nuk ndryshon qëndrim për njohjen e Kosovës

09/29/2021 08:57
nga:M K

“Sllovakia mbetet e përkushtuar për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës”.

Kështu tha ministri sllovak i mbrojtjes Jaroslav Nagj në Beograd pas takimit të djeshëm me ministrin e mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, raporton Tanjug.

Ministri sllovak theksoi rëndësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë nën patronazhin e BE -së dhe shprehu pritshmërinë që ai të fokusohet në zgjidhjet paqësore dhe arritjen e një marrëveshjeje në Bruksel.