Lajme

Sllovakia miraton planin shtimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

03/16/2022 01:02
nga:Astrit Gashi

Parlamenti i Sllovakisë ka miratuar një plan të NATO-s për të vendosur deri në 2100 trupa në territorin sllovak në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Plani është pjesë e nismës së NATO-s për të siguruar vendet anëtare në krahun lindor të aleancës duke dërguar forca për t’i mbrojtur ato.

Gjermania supozohet se do të kontribuojë me 700 ushtarë, ndërsa Republika Çeke do të dërgojë 600 dhe SHBA 400.

Holanda, Polonia dhe Sllovenia gjithashtu do të dërgojnë forca.