Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar se nuk marrin pjesë në seancën e thirrur për çështjen e presidentit.
Ai u shpreh se këtë e konsiderojnë një “shoë njëpartiak”, që sipas tij, nuk i shërbet interesave të vendit.
“LDK-ja dhe këtu flas në emër të gjithë deputetëve të LDK-së e konsideron që ky shoë njëpartiak nuk i shërben interesave të Repulbikës dhe në këtë drejtim nuk marrim pjesë në shoë të tillë. Le ta marrin si të dëshirojnë ta marrin, por kjo është e vërteta”, u shpreh ai.


