Euro2024

Slavko Vincic, referi kryesor i gjysmëfinales Francë – Spanjë

07/07/2024 18:03
nga:Lorik J

Gjyqtari slloven Slavko Vincic është caktuar si arbitri kryesor për gjysmëfinalen mes Francës dhe Spanjës, e cila do të luhet të martën.

Asistentët e Vinçiçit janë Tomasz Klancink dhe Andraj Kovacic. Arbitri i katërt është Ivan Kružliak. Në sallën e VAR-it do të operojë Nejc Kajtazovic, po ashtu nga Sllovenia. Megjithatë, italianët do të jenë gjyqtarë AVAR. Bëhet fjalë për Paolo Valeri dhe Massimiliano Irrati.

Vincic ka gjykuar tashmë dy ndeshje në Euro 2024. Ai ishte arbitri kryesor në fitoren e Spanjës 1-0 ndaj Italisë më 20 qershor. Para kësaj, slloveni ka gjykuar ndeshjen ndërmjet Hungarisë dhe Zvicrës, në të cilën zviceranët fituan 3:1.

Më 1 qershor, Slavko Vinci referoi në finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madrid dhe Borussia Dortmund, në të cilën Real fitoi 2:0.

/GazetaBlic Sport