Sporti

Slavia Prague favorit absolut, ky është koeficienti për fitoren e Ballkanit

09/15/2022 14:10
nga:E K

Ballkani sot vazhdon aventurën evropiane në “Conference League”.

Kampioni në fuqi i Kosovës, do të përballet sot me Slavia Prague në ndeshjen e dytë të grupit G të “Conference League“, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshjen e parë Ballkani e nisi me barazim në shtëpi në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku ndeshja ndaj CFR Cluj u mbyllë me rezultat 1-1.

Takimi i sotëm zhvillohet me fillim nga ora 18:45, kurse Ballkani do të udhëtojë në Prague ku do i pret rivali i tyre në stadiumin “Eden Arena“.

Slavia Praga shihet si favorit absolut i këtij takimi ku gjiganti i basteve “356 bets” e vlerëson me kuotë 1.12 barazimin me 9.00 kurse fitoren e Ballkanit me 19.00.

/GazetaBlic Sport/