Ballkani sot vazhdon aventurën evropiane në “Conference League”.
Kampioni në fuqi i Kosovës, do të përballet sot me Slavia Prague në ndeshjen e dytë të grupit G të “Conference League“, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshjen e parë Ballkani e nisi me barazim në shtëpi në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku ndeshja ndaj CFR Cluj u mbyllë me rezultat 1-1.
Takimi i sotëm zhvillohet me fillim nga ora 18:45, kurse Ballkani do të udhëtojë në Prague ku do i pret rivali i tyre në stadiumin “Eden Arena“.
Faqja e njohur për vlersimet e klubeve dhe lojtarëve parasheh një diferencë të madhe mes dy klubeve sa i përket vlerës.
4,18 milionë euro me 27 lojtarët e saj vlerësohet Ballkani, kurse Slavia Prague që ka në rradhët e veta 28 lojtarë vlerësohet me 53 milionë.
/GazetaBlic Sport.