Sporti

Slaven Bilic merr drejtimin e klubit të njohur anglez

09/26/2022 16:54
nga:E K

Slaven Bilic ka nisur punë në Angli.

Watford sapo ka shkarkuar trajnerin Rob Edwards dhe ka nënshkruar me ish-trajnerin e Kroacisë një kontratë 18-mujore, përcjell GazetaBlic Sport.

Watford aktualisht është skuadra e dhjetë në Championship me një rekord prej tre fitoresh, pesë barazime dhe dy humbje.

Synimi i klubit është të sigurojë një rikthim në Premier League tashmë këtë sezon, dhe kjo do të jetë detyra kryesore e Bilic.

/GazetaBlic Sport/