Sporti

Sky Sports: Xhaka rinovon edhe për një vit, Odegaard afër rikthimit te Arsenal

08/16/2021 19:28
nga:E K

Mesfushori Granit Xhaka ka nënshkruar edhe për një edicion me Arsenalin.

Mediumi anglez Sky Sports, raporton se shqiptari me kontratën e re do jetë në “Emirates” deri më 2024, me mundësi edhe për një vit tjetër.

Xhaka u kërkuar nga Roma tërë afatin veror, por trajneri Mikel Arteta konfirmoi se e sheh si lojtar kyç në skuadër edhe për vitet e ardhshme.

Ndërkohë, Arsenal është optimist të transferojë edhe mesfushorin Martin Odegaard nga Real Madrid.

Negociatat me norvegjezin janë duke shkuar mirë dhe pritet që brenda javës të kompletohet gjithçka.