Skuadrat kosovare do të “pushtojnë” shtetin e Turqisë për të filluar fazën përgatitore.
Në fazën përgatitore do të ballafaqohen me skuadra mjaft të mëdha evropiane, ku do të testohen para fillimit të sezonit pranveror të Superligës së Kosovës.
Amir Prepolli, menaxheri i futbollistëve dhe organizatori i ndeshjeve miqësore të ekipeve kosovare – po përkujdeset edhe sivjet për akomodimin dhe aranzhimin e ndeshjeve në Antalia.
Më poshtë, GazetaBlic Sport ju sjell disa nga ndeshjet miqësore të ekipeve kosovare në Antalia:
- Llapi – Kyzylzahar (ekip nga Superliga e Kazakistanit)
- Malisheva – Spartak Varna (ekip nga Superliga e Bullgarisë)
- Ballkani – Odessa (ekip nga Superliga e Ukrainës)
- Prishtina – CSKA Budejovice (ekip nga Superliga e Çekisë)
- Drita – Randers (ekip nga Superliga e Danimarkës)
/GazetaBlic Sport


