Sporti

Skuadra izraelite në Athinë, forcat e sigurisë në alarm nga frika e sulmeve terroriste

10/20/2023 21:40
nga:E K

Ndeshja mes Panathinaikosi dhe Maccabit të Tel Avivit (po luhet) e vlefshme për raundin 4-t të Euro League-s së basketbollit ka vënë në gatishmëri të plotë forcat e sigurisë në Greqi.

Prania e izraelitëve ka detyruar Policinë të jetë vigjilente, ndërsa Panathinaikosi ka njoftuar fansat për masat e forta sigurisë që do të zbatohen në Pallatin e Sportit ku është programuar të zhvillohet përballja.

Nga fotot e publikuara nga media greke duket qartë masat e marra nga frika e ndonjë sulmi terrorist.

Maccabi e kaloi natën e së enjtes në një hotel të Stadiumit, ku masat ishin të jashtëzakonshme gjatë qëndrimit dhe nisjes së tyre për në OAKA.