Jose Mourinho ishte tejet i nervozuar ndaj referëve turk pas fitores 3-2 të Fenerbahces ndaj Trabzonsporit në ndeshjen e tyre të fundit në Super Ligë.
Duke folur pas ndeshjes për arbitrimin, ai deklaroi: “Njeriu i ndeshjes ishte VAR, arbitri në fushë ishte vetëm një fëmijë.
“Ne luajtëm kundër një ekipi të mirë, por po luajmë kundër sistemit, po flas për të gjithë tifozët e Fenerbahces. Me sa duket ata më thanë vetëm gjysmën e historisë para se të vija, nuk do të kisha ardhur nëse do të më tregonin historinë e plotë.”
“Të dashur turq, kjo ligë është e juaja. Unë po bëj punën time këtu. Ju duhet të flisni kundër këtij urdhri. Nëse unë flas, sistemi që kanë vendosur do të më shkatërrojë lehtësisht. Por kjo ligë është e juaja, ruajeni ligën tuaj nga ky urdhër .”
Mourinho e humbi plotësisht mendjen pasi pa Sofyan Amrabat të shënonte një gol të vonë.
Fitorja e ndihmon Fenerbahcen të qëndrojë gjallë në garën për titull në ligë, edhe pse janë pesë pikë prapa liderit të ligës Galatasaray.
/GazetaBlic Sport