Sporti

Skuadra e njohur e Serie A bën ofertë për Sanchon

08/14/2025 17:46
nga:Mergim Rreci

Roma e ka bërë ofertën e parë  drejt Manchester United për Jadon Sanchon.

BBC Sport pretendon se një ofertë zyrtare ka mbërritur në Old Trafford dhe po merret në konsideratë, ofertë kjo që pritet të jetë me formulën e huazimit, transmeton GazetaBlic Sport.

Sancho u rikthye te United pas një periudhe huazimi te Chelsea sezonin e kaluar, por meqë kontrata e tij skadon në qershor 2026 dhe nuk është pjesë e planeve të Ruben Amorim, skuadra është e interesuar ta bëjë shitjen e tij sa më shpejt.

Juventusi ishte në negociata të avancuara dhe ra dakord për kushtet personale me lojtarin, por më pas u përqendrua në prioritete të tjera dhe e la atë në plan të dytë.

/GazetaBlic Sport/