Southampton thuhet se është i interesuar për portierin shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha, i cili mund të jetë i hapur për një lëvizje në Premier League.
Strakosha ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në Serie A me Biancocelesti këtë edicion, pasi ai është zëvendësuar nga veterani Pepe Reina në gol, përcjell GazetaBlic.
Lazio është tashmë i gatshëm për të dëgjuar ofertat për lojtarin shqiptar dhe 26-vjeçari ka tërhequr interes nga Premier League.
Ai u promovua nga ekipi i të rinjve në 2013 dhe që atëherë ka luajtur 175 lojëra konkurruese për Biancocelesti, duke mbajtur 50 herë portën pa pranuar gol.
Strakosha thuhet se është i interesuar për një lëvizje në Angli dhe mund të jetë në rrugën e tij pas nëntë vjetësh në kryeqytetin italian.
/GazetaBlic/


